Pak para se të ngjitet në skenën e “Këngës Magjike” që të performojë këngën e tij me titull “Vuj”, Flori Mumajesi komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”. Ai theksoi se kjo është kënga e të gjithëve.
“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”, shkruan Flori.
Ndërkohë një ditë më parë, ai u shfaq në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, teksa zbuloi në rrjetet sociale se po merrte serum. Por gjatë mbrëmjes, ai u shfaq në publikun e “Këngës Magjike” duke treguar se nuk ishte asgjë serioze.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al