11 Mars, 2022

Pas disa muajsh në lidhje, Kim Kardashian publikon për herë të parë foto me Pete Davidson në Instagram


Do apo nuk do Kanye West, Kim Kardashian po e jeton në maksimum lidhjen e saj me Pete Davdison dhe nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas. Ata tashmë kanë 4 muaj në një lidhje dhe gjërat duket se po bëhen serioze dhe zyrtare tanimë.

Edhe pse kanë bërë disa herë dalje publike dhe madje kanë shkëmbyer një puthje pranë fotografëve, Kim kurrë nuk kishte postuar kurrë me Pete. Dhe pritja e fansave ka marrë fund mbrëmjen e sotme.

Themeluesja e “SKIMS” ka ndarë me të gjithë botën dy foto krah Pete ku duken më të afërt se kurrë. Ajo ka publikuar në Instagram një foto-album dy prej të cilave janë me komedianin. Postimi ka marrë vëmendjen e fansave të cilët kanë vërshuar në komente. Teksa kurioziteti më i madh tashmë lidhet me reagimin e Kanye.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Pak ditë më parë në një intervistë për “Variety”, Kim tha se po planifikon t’i tregojë shikuesve se si ajo dhe Pete u takuan për herë të parë, duke na zbuluar detajet që të gjithë duan të dinë për marrëdhënien e tyre. Ajo më në fund ndihet e hapur për të folur për të dashurin e saj në ‘The Kardashians’ – emri i serialit të ri të familjes së saj, Kim tha se Davidson nuk do të shfaqet vetë në serial pasi nuk ka xhiruar me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al