30 Tetor, 2017

Pas largimit nga Top Channel zbulohet projekti i ri që sjell Adi Krastën në ekran?


Adi Krasta i ka munguar televizionit këtë sezon, pasi sikundër u bë edhe publike kohë më parë ai nuk e rinovoi marrëveshjen me Top Channel për shkak të një mos dakordsie të brendshme lidhur me orarin e transmetimit, por edhe modalitete të tjera që nuk u qartësuan asnjëherë për publikun.

Eh ndërkohë që moderatorin nuk e kemi parë të bëhet pjesë e ndonjë projekti televiziv afatgjatë, lajmi i fundit për të gjithë admiruesit e tij është pozitiv.

Vetëm pak orë më parë Adi Krasta ka postuar një video nga Festivali  i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, një video që i takon vitit 2006, vit në të cilin ishte ai që e përcolli prezantimin e spektaklit. Kjo video , është thjesht një kujtesë, nostalgjike apo një mesazh se Adi do jetë ai që do të prezantojë festivalin e fundvitit në televizionin publik.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al