15 Nëntor, 2017

Pas ndarjes nga Benardi, Xheni merr propozimin e radhës: Jam pronar lokali, një vit burg kam bërë


Ndarja e Xhenit dhe Benardit, çifti i cili u njoh në edicionin e këtij viti të Big Brohter, ka tërhequr mjaft vëmendjen e fansave të tyre dhe publikut shqiptar.

Por duket se ka dhe nga ata të cilët kanë preferuar që t’i bëjnë një propozim bukuroshes brune, duke i shkruar një mesazh komik në të cilin një djalë kishte listuar “të gjitha cilësitë” e një kandidati ideal.

Xheni e ka postuar mesazhin në Insastory duke e shoqëruar me të qeshura…

“Unë çun Tirone po, me toka në mes të Tironës po, 1.81 i gjatë,sytë jeshil, flokët me xhel iriq jo të krehura anash, pronar lokali , nje vit burg, 3 vjet emigrim, i rraf me jetën…ça do mo… mashkulli ideal për një goc të mirë si ty”, i shkruan djali Xhenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al