Loredana Zefi është një nga reperet më të pëlqyera të skenës shqiptare.
Edhe pse nuk ka shumë vite që është shfaqur në industrinë muzikore ajo numëron miliona klikime dhe është shumë e pëlqyer. Pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shpeshta të saj me Gramoz Aliun, Mozzik , Loredana duket se ka vendosur që këtë verë të bashkojë forcat me reperin Noizy.
Duhet thënë që artistja ka bashkëpunuar me disa reperë ndërkombëtarë, ndërsa në Shqipëri pas ish-partnerit të saj ajo zgjodhi të vinte me një bashkëpunim me Don Xhonin.
Së fundmi dyshimet e një këngë të përbashkët me Noizyn janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në instagramin e saj.
Në njërën nga ato duket Zefi në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn.
Ju kujtojmë që 2 javë më parë Loredana ka publikuar një foto në instastory ku dukej pa makeup dhe me lot në sy.
“Polena është ‘çmendur’ këtë vit,”- shkroi ajo duke treguar se vuan nga një alergji duke mos dhënë më shumë detaje.
Por menjëherë pas kësaj, ish-parnteri i saj, Mozzik ka bërë një postim që ngjalli përsëri dyshime tek fansat. Ai postoi një foto ku mban në duar një shami, ndërsa e shoqëron me hashtagun #polemalergy.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një rastësi dhe reperi mund të ketë të njëjtin problem me alergjitë e stinës, njësoj si Loredana. Por nga ana tjetër, duke marrë parasysh të gjitha rastet kur ish-çifti kanë bërë postime të tilla që kanë ngjallur dyshime për ribashkim, disa fansa mendojnë se këto mund të jenë mesazhe të koduara drejt njëri tjetrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al