Aktorja Eriselda Shllaku cilësohet si aktorja e parë shqiptare që theu tabutë për veshjen në dhe skenat e aktrimit në Shqipëri.
Një ndër filmat që ajo u komentua shumë nga publiku ishte dhe skena e seksit me aktorin e njohur Cekja i Beratit.
Së fundmi Eriselda ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar shumë të pathëna më parë.
Teksa u pyet nga gazetarja se cfarë ka thënë bashkëshortja e Cekes në lidhje me këtë skena dhe ka shfaqur shenja xhelozie, ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët dhe gruan e aktorit e cila e fton atë në shtëpi sa herë që ka koncerte në Berat.
“Gruaja e Cekës më mirëpret në shtëpi sepse sa herë që ka koncerte në Berat unë kam qenë e ftuar në shtëpinë e tyre kështuqë më mirëpresin si vajzat e Cekes, si djali, si gruaja jam e mirëpritur.”– tregoi Eriselda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al