15 Janar, 2023

Pas skenave të nxehta, Andi dhe Gresa zyrtarisht çift/ Krijohet çifti i dytë në “Big Brother Vip Kosova”


Krahas Getinjos dhe Vivien, një tjetër çift është krijuar brenda “Big Brother VIP Kosova”. Andi dhe Gresa prej kohësh janë afruar me njëri-tjetrin. Vetëm pak ditë më parë, çifti ka shkëmbyer edhe puthjen e tyre të parë, duke konfirmuar kështu këtë marrëdhënie. Dyshja prej shumë kohësh kanë qenë flirtuar e duke na dhuruar skena të nxehta, por lidhja e tyre duket se nis zyrtarisht nga kjo puthje.

Gresa ishte e para ajo që foli për atë çfarë po ndodhte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bashkëbisedimi me Juliana brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti ka folur për marrëdhënien e saj me Andi Artanin. Derisa po flisnin është përmendur emri i Andit dhe ajo ka nisur të flasë në lidhje me një ngjarje për të.

“Më kënaq, sa më kënaq edhe më shkon nerva”, ka thënë Gresa. Ndërkaq, Juliana e ka etiketuar Andin si argëtues gjatë bisedës me modelen. Gresa në këtë edicion ka folur për herë të parë për jetën private të saj, duke bërë me dije se ka pasur vetëm një lidhje në jetën e saj. Por duket se gjatë një debate me Stresin, reperi nuk i ka kursyer akuzat për jetën e saj private.

Shkak u bënë disa biseda të modeles ku shpreh me banorët e tjerë pakënaqësitë që kishte rreth Stresit dhe theksoi se nuk i vjen mirë që babai i saj ta shikojë mes dy djemve. Gjatë debatit, Stresi ka reaguar i revoltuar ku është shprehur se Gresa e ka akuzuar për një 14- vjeçare por ai e ka njohur banoren me një 45-vjeçar në orën 5 të mëngjesit.

Menjëherë erdhi dhe ndërhyrja e Alaudin Hamitit, i cili i kërkoi reperit të tregojë respekt për femrën. “Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet. Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falë”, u shpreh Gresa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al