2 Nëntor, 2017

Pasi puthi Saimirin, nëna i turret Romeos me puthje e përqafime


Në ngjarjet e fundit mbi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, një vend të veçantë kanë zënë edhe simpatizantët e tij. Ata janë gjendur kudo ku ishte Saimiri. Para shtëpisë së tij, apo edhe para Kuvendit ku vendosej fati i tij, simpatizantët ishin gjithnjë pranë tij. Madje, njëra nga zonjat fyeu rëndë një nga gazetaret, e cila i bënte pyetje që zonjës nuk i pëlqenin.

Ndërkohë, kjo zonjë që shihni në foto, bëri diçka tjetër që u kap nga paparaci ynë. Ndërkohë që bënte tifo për Saimirin, i zuri syri duke kaluar në rrugë Romeo Karajn. Ai njihet si avokati që është marrë me dosjen e CEZ dhe që ka akuzuar për afera djalin ish-kryeministrit Berisha.

Mbase i është dukur si njeri që është në të njëjtën linjë me dëshirat e saj, dhe zonja ka vrapuar duke përqafuar dhe puthur Romeon, si një Zhuljetë. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al