18 Korrik, 2024

Për gocat me flokë të shkurtra, ky model duket nam (FOTO)


Stil i lehtë dhe shumë praktik bën që prerja bob italiane të jetë IN për ditët e verës. Nëse nuk e keni vizituar së fundmi Italinë, për pushime apo për çfarëdo arsye tjetër, ka gjithmonë një qasje ndaj këtij vendi, sidomos kur bëhet fjalë për modën dhe të bukurën.

Modeli bob italian do të jetë kryefjalë e modeleve, sidomos për gocat me flokë të shkurtra. Stil i lehtë dhe shumë praktik bën që prerja bob italiane të jetë IN për ditët e verës. Mjafton të kujtoni personazhet e njohur si Zendaya apo Hailey Bieber.

Çfarë është kjo prerje?

Parukierja Jenna Spino e quan këtë model flokësh një “bob të lehtë për t’u mbajtur çdo ditë”. Me fjalë të tjera është një prerje rreth mjekrës ose më pak e gjatë dhe me shumë volum rreth fytyrës. “Ky model ruan gjatësinë e bobit klasik, por e ka gjithë fokusin te volumi që bie para fytyrës dhe që theksohet ndërsa i ktheni flokët nga njëra anë në tjetrën,” shton ajo.Funksionon me të gjitha llojet e flokëve, por gocat me flokë të hollë duhet të jenë të kujdesshme me rrallimin, nëse duan të krijojnë efektin e volumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al