6 Maj, 2022

“Personazh i dështuar, shko jeto me maçokun”- Xhensila Pere flet për debatin me Robert Aliajn: Jemi në çështje gjyqësore


Xhensila Pere ka folur në lidhje me debatin e fortë që pati me Rober Aliajn në “Love Story Talk” duke konfirmuar se është në proces gjyqësor me artistin.

Debati mes tyre nisi pas statusit që Robert Aliaj bëri në Instagram duke e cilësuar opinionisten një personazh si të dështuar dhe si e tillë nuk ka kredo morale për të këshilluar të tjerët.

E ftuar në një intervistë në “Ora News”, Xhensila u shpreh ka një çëshje gjyqësore me Robertin duke shtuar më tej se ai i ka cënuar figurën e saj dhe jetën personale

Pyetje: Situata me Robert Aliaj duket se ka shkuar si mos më keq, pra nëse kemi një gërricje me pjesëtarët e tjerë, me Robertin ke arritur deri në gjyq. Është e vërtetë kjo? Si nisi gjithçka?

Xhensila Pere: Do t’a prek shumë shkurtimisht dhe përciptazi sepse në momentin që ka një çeshtje gjyqsore nuk dua që të flas ndonjë fjalë që nuk duhet. Ideja është se nisi gjithçka me një status ku z.Aliaj le të themi se miksoi disa gjëra që preku, ceku, cënoi figurën time dhe jetën time personale gjë që besoj nuk është aspak profesionale. E vetmja gjë që kam kërkuar është se kush është zotëria në fjalë apo kushdo tjetër që mua të më cënojë për jetën time private dhe ndaj quhet private, personale dhe në momentin që unë dua të flas, flasim, por për sa kohë unë dua të hesht është puna ime.  Edhe përsa i përket opinioneve unë nuk mendoj se ka vend për opinion mbi opinionin sepse ai është thjesht një këndvështrimi i imi dhe nuk do të thotë se unë kam të drejtë absolute në atë që thoja.

Në debatin që ndodhi disa kohë më parë në emision, Aliaj u drejtoha Xhensilës duke i thënë që aty duhet të ishte dikush që ka familje dhe jo një beqare si ajo, që nuk mund t’u sugjerojë asgjë të rinjve. Aliaj iu drejtua në fund duke i thënë që të shkojë të jetojë me maçokun e vet dhe t’i vijë turp që është beqare. Xhensila i është rikthyer me tone të ashpra se kush është ai që vendos për një gjë të tillë.

Debati i plotë:

“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe arron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, shkruan Robert Aliaj.

Xhensila Pere: Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek Love Story absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?

Robert Aliaj: Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu se nuk është vendi. Ideja ishte që…

Xhensila Pere: Unë ndihem e fyer…

Robert Aliaj: Do të them një gjë me shumë sinqeritet ky reagim është më kompleks se kaq se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…

Xhensila Pere: Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm…

Robert Aliaj në një moment të caktuar të shoë-t u largua pasi u ballafaqua me Xhensila Peren për një koment që kishte bërë për të. “E di si është puna Alketa, mua më vjen shumë keq, më vjen keq për Kristin, por këtë banalitet do ta lë këtu. Ky është banalitet skandaloz dhe është kulminant në televizion si event banal. “T’ju vijë turp që e bëtë këtë gjë kështu. Ajo të shkojë të jetojë me maçokun dhe t’i bjerë murit me kokë”, u shpreh Aliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al