1 Nëntor, 2017

Përtej burokracive politike, ja si duket kryeministri austriak duke luajtur futboll brenda në zyrë


Futbolli është sporti më popullor në botë dhe atij nuk i ka shpëtuar as kancelari i Austrisë Christian Kern. Ai është fotografuar në zyrën e tij teksa bën disa lëvizje sikur luan futboll.

Edhe pse ai vjen nga një karrierë krejt tjetër, numri një i qeverisë austriake ka një pasion të madh për futbollin. Përpara se t’i hynte politikës, Kern ka qenë një gazetar afarist.

Që kur është betuar në detyrën e kryeministrit Kern u zotuan që të minimizonte burokracitë , ndërsa ka kritikuar elitën politike austriake si një elitë që i ka zënë sytë  pushteti .Më herët, kancelari austriak ka tërhequr vëmendjen edhe me veprimet e tij, teksa ka shpërndarë pica për një natë të tërë në Vjenë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al