23 Korrik, 2024

Peshkaqenët testohen për drogë dhe rezultojnë pozitivë, zbulohen nivele të larta kokaine në trupin e tyre! Ja arsyeja e fenomenit


Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, sipas shkencëtarëve.

peshkaqen

Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë në brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe nga testet rezultuan nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre.

Përqendrimet ishin deri në 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore.

Hulumtimi, i kryer nga Fondacioni Oswaldo Cruz, është i pari që zbulon praninë e kokainës në peshkaqenë.

Ekspertët besojnë se kokaina po hyn në ujëra nëpërmjet laboratorëve të paligjshëm ku prodhohet droga ose përmes jashtëqitjeve të përdoruesve të drogës.

Pakot e kokainës të humbura ose të hedhura nga trafikantët në det mund të jenë gjithashtu një burim, megjithëse kjo është më pak e mundshme, thonë studiuesit.

Sara Novais, një eko-toksikologe detare në Qendrën e Shkencave Detare dhe Mjedisore të Universitetit Politeknik të Leiria, tha për revistën Science se gjetjet janë “shumë të rëndësishme dhe potencialisht shqetësuese”.

Kërkohen kërkime të mëtejshme për të vërtetuar nëse kokaina po ndryshon sjelljen e peshkaqenëve.

Megjithatë, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ilaçet ka të ngjarë të kenë efekte të ngjashme te kafshët si tek njerëzit.

Vitin e kaluar, në mostrat e ujit të detit të mbledhura në brigjet jugore të Anglisë, u gjetën komponime kimike duke përfshirë benzoylecgonine, e cila prodhohet nga mëlçia pas përdorimit të kokainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al