31 Janar, 2022

Po planifikon fejesën me Dj PM? Ja si përgjigjet Sarah Berisha, ka edhe një kërkesë: Ju lutemi mi kurseni …


Sarah Berisha dhe Dj PM nisën lidhjen e tyre brenda BBV dhe romanca e tyre vazhdon edhe jashtë saj.

sarah berisha dj dagz

Çifti bëjnë shpeshherë dedikime romantike për njëri-tjetrin, ndërsa kanë shkuar edhe me udhëtime së bashku.

Dhe fansat e tyre kanë qenë kurioz për të ditur nëse blogerja dhe Dj, po planifikojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”- pyeti një ndjekës Sarah Berishën gjatë një bashkëbisedimi virtual në InstaStory.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj ajo, duke treguar se këto nuk janë planet e saj për momentin.

sarah berisha1

Ndërsa pyetjes se “nëse martohesh me Dj Pm, a do performojë ai në dasmën e vet apo do ia japë lekët Dj Dagz?”, ajo iu përgjigj duke qeshur: “Hahahaha do ta diskutojmë edhe këtë pjesë”.

sarah berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al