20 Dhjetor, 2019

Po shkonin drejt martesës, aktori dhe këngëtarja i japin fund lidhjes


Jessie J dhe Channing Tatum janë ndarë pas gati më shumë se një viti lidhje.

Askush nuk e priste që aktori dhe këngëtarja të ishin çifti më i famshëm i vitit 2019.

Por duket se gjithçka ka marrë fund mes tyre. Sipas mediave të huaja rozë, Jessie J dhe Tatum vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

“Ata u ndanë një muaj më parë. Por janë të afërt me njëri-tjetrin dhe miq të mirë,”– tha një burim.

Çifti nisi lidhjen në tetor të vitit të kaluar.

Madje u raportua se aktori dhe këngëtarja po shkonin drejt martesës.

Ata nisën të jetonin së bashku këtë vit në shtëpinë e këngëtares në Bury St. Edmonds, Suffolk.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al