23 Korrik, 2020

“Po sulmon meshkujt”- Dojna Mema i përgjigjet akuzave: Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen


Moderatorja Dojna Mema është shumë e hapur në mendimet e saj dhe flet për tema tabu.

Ajo gjithmonë ngre zërin për tematika që prekin femrat shqiptare.

Dhe për ketë Dojna Mema është cilësuar si feministe. Shqetësimin e ngriti një prej ndjekësve të saj gjatë një mini-interviste që moderatorja zhvilloi në Instagram.

Fansi u shpreh se kohët e fundit ajo po sulmon shumë moralisht meshkujt, megjithatë i kërkoi më shumë mirëkuptim.

“Kohët e fundit po sulmoni moralisht meshkujt. Nuk mendon se duhet të na kuptosh pak edhe ne,”– shkroi ndjekësi.

Moderatorja u shpreh se nuk ka sulmuan kurrë meshkujt, duke shtuar se feminizmi është baza e të drejtave të njeriut dhe s’ka lidhje me urrejtjen.

“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi,”- u përgjigj Dojna Mema.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al