20 Dhjetor, 2019

Prej vitesh nuk bëj seks me burrin dhe shkova në shtrat me shokun e ngushtë, por ai gjeti të dashur të re. Gruaja: Ndihem e poshtëruar dhe …


“Bëra seks të mrekullueshëm me shokun tim të ngushtë dhe ndihesha kaq e veçantë pas kaq vitesh pa kryer marrëdhënie seksuale me burrin.”

Ky është rrëfimi i 28-vjeçareje për psikologun, e cila u ankua se pas lindjes së djalit nuk bëri më seks me bashkëshortin.

Por nuk është vetëm ky problemi i saj. Shoku i saj i ngushtë me të cilën kryente seks ka gjetur të dashur të re.

Lexoni rrëfimin e plotë të publikuar nga The Sun:

Kam bërë seks me shokun tim të ngushtë dhe ndihesha kaq e dëshiruar pas shumë vitesh pa pasion me bashkëshortin tim.

Por tani ai është larguar nga unë sepse gjeti një të dashur tjetër dhe nuk dëshiron të jetë me mua.

Kemi punuar së bashku që kur ishim 18-vjeç. Ne u bëmë shumë të afërt, bënim shumë shaka me njëri-tjetrin dhe ankoheshim për shefat.

Unë isha e fejuar me bashkëshortin tim dhe ai në një lidhje me një vajzë, me të cilën do të martohej.

Kanë kaluar 9 vite dhe tashmë martesa ime ka vdekur. Kemi dy fëmijë një vajzë 5-vjeçare dhe një djalë 3-vjeçar,

Por kemi kryer shumë pak marrëdhënie që nga lindja e vajzës.

Thjesht humba interesin. Burri im është 29-vjeç dhe që kur lindi djali s’kemi kryer marrëdhënie seksuale.

Unë e di që punon me orë të tëra por nuk i kushton vëmendje fëmijëve tanë dhe nuk tregon ngrohtësi  ndaj meje.

 

Isha nënë beqare dhe u gëzova kur shoku im më shkroi në Facebook.

Ai ishte divorcuar dhe më tha që më donte mua. U takuam fillimisht për pije dhe një javë ma pas shkuam në një hotel dhe bëmë seks.

Romanca jonë vazhdoi për disa muaj, por shoku im më tha që nuk donte të prishte martesën time dhe më tha se kishte një të dashur të re, të cilën e kishte njohur në një faqe online takimesh.

Ndihem aq e poshtëruar dhe me zemër të thyer. Madje akoma edhe më e pakënaqur me martesën time.

A duhet ti jap fund martesës apo të qëndroj me burrin?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al