11 Shtator, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle i bashkohen Princit William dhe Kate Middleton në homazhet për Mbretëreshën!: Ajo do të ishte lumturuar shumë…


“Sa e lumtur duhet të jetë ndjerë mbretëresha jonë e dashur e larguar, e ulur atje lart në renë e saj, të shohë çfarë po ndodh në Kështjellën Windsor”.

Nipërit e saj, William dhe Harry, dhe bashkëshortet e tyre përkatëse, Catherine dhe Meghan, u ribashkuan për herë të parë që nga viti 2020. ‘Katërshja fantastike’, u bënë bashkë sërish pas kaq shumë kohësh.

‘Sa e trishtueshme duhet të jetë që u desh një ngjarje kaq tragjike si vdekja e Madhërisë së saj për tu ribashkuar sërish’- shkruan DailyMail.

Sikur ta kishin bërë këtëgjë gjatë kohës kur ajo ishte gjallë.  Imagjinoni Archie dhe Lilibet së bashku me George, Charlotte dhe Louis, duke luajtur së bashku në oborrin e shtëpisë së saj.

Mbreti Charles, gjithashtu, duhet të jetë i kënaqur.

Në fund të fundit, ai e ka ndjerë më shumë përçarjen mes djemve të tij dhe zemërimi dhe akuzat thumbuese të djalit të tij më të vogël e kanë goditur fort. Megjithatë, ashtu si nëna e tij, ai kurrë nuk ka ndalur së mbështeturi Harry-n dhe Meghan-in, nuk ka pushuar kurrë së shprehuri dashurinë e tij për ta.

“Sot dua gjithashtu të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”, tha Charls në fjalimin e tij. Mund të ishte një përmendje e shkurtër, disa fjalë të thjeshta, por jashtëzakonisht domethënëse.

Duke zgjedhur të përfshijë emrat e tyre në një fjalim kaq historik, një fjalim i cili do të mbahet mend për dekadat e ardhshme, Mbreti i ri nuk la asnjë dyshim se djali i tij i vogël ruan ende një vend të veçantë në zemrën e tij.

Ishte më shumë se thjesht një shprehje e dashurisë atërore. Ishte një ftesë e hapur, e bërë para gjithë kombit nga një Mbret i ri: Koha për t’u bashkuar, nëse jo për hir të tij, atëherë për kujtimin e Mbretëreshës, për gjyshen – dhe institucionit të cilit ajo i kushtoi ekzistencën e saj.

Dje pasdite, më pak se 24 orë pas fjalimit të tij, katërshja u shfaq së bashku në The Long Walk që çon në Kalanë Windsor për të përshëndetur publikun dhe për të parë lulet dhe ngushëllimet nga më të ndryshmet të bëra për mbretëreshën.

Ishte një moment sa befasues aq edhe i mirëpritur. Meghan, duke kapur dorën e burrit të saj, pa dyshim paksa e frikësuar nga pritja që mund të merrte dhe pse ndodhi komplet e kundërta, ata u lumturuan pafund.

Ishte William ai që bëri lëvizjen e parë, ndoshta në aktin e tij të parë të detyrës si Princi i Uellsit ndaj mbretit të tij: për të ndihmuar në riparimin e familjes së shkatërruar. Mësohet se në një moment të mëngjesit të së shtunës, ai i zgjati dorën e miqësisë Princit Harry duke i kërkuar atij dhe Meghan që të bashkoheshin me ta në shëtitje.

Ribashkimi do të ketë gëzuar zemrat e miliona njerëzve, veçanërisht atyre që kanë parë me trishtim të madh humnerën e zgjeruar mes Harrit dhe familjes së tij. Është një shëtitje e këndshme midis vilave Frogmore dhe Adelaide në pasurinë Ëindsor. Disa hapa të shkurtër për dy çifte – një kërcim gjigant për Familjen Mbretërore.

A do të zgjasë? Ne duhet të lutemi që të ndodhë. Është e vështirë, duke parë fotot e dy vëllezërve në të zeza, për të mos kujtuar imazhe të ngjashme të një çerek shekulli më parë, kur princat e rinj vajtuan vdekjen e parakohshme të nënës së tyre, Princeshës Diana.

Ata iu drejtuan njëri-tjetrit për mbështetje atëherë, ashtu siç i drejtohen njëri-tjetrit tani, si burra të rritur me familjet e tyre. Ata kanë shumë të përbashkëta dhe ka shumë histori mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al