Një portret i paparë kurrë më parë i Princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana, tani është në një ekspozitë të re, të titulluar “Jeta përmes një lente mbretërore”, në Pallatin Kensington të Londrës. Imazhi i thjeshtë, por elegant, bardh e zi – i zbuluar për publikun më 4 mars – tregon Dianën në atë kohë afërsisht 27-vjeç, e cila shikon në mënyrë stoike në distancë, e veshur me një fustan prej sateni dhe një palë vathë.
Portreti është bërë në vitin 1988 nga David Bailey, i cili ka fotografuar një numër të madh ikonash, duke përfshirë Andy Warhol, Twiggy dhe The Beatles. Fotografi thuhet se u përzgjodh nga Diana – e cila vdiq në vitin 1997 – për ndriçimin me kontrast të lartë dhe stilin minimalist.
Vendimi i Dianës për të punuar me Davidin pasqyron dëshirën e saj për të krijuar një identitet të ri fotografik për veten. Fotoja – i cili fillimisht ishte porositur nga Galeria Kombëtare e Portreteve, por mbeti në arkivin e fotografit deri më tani – nxorri edhe një herë në pah ngjashmërinë me Kate Middleton, tre portrete të të cilës u publikuan nga Kensington Palace në janar për shkak të ditëlindjes së saj të 40-të.
Në një portret, Kate – e cila ka tre fëmijë me djalin më të madh të Dianës, Princin William – ka veshur një fustan të bardhë nga Alexander McQueen dhe vathë me diamante dhe perla që dikur i përkisnin vjehrrës së saj të ndjerë. Fotot janë realizuar nga Paolo Rovers në Kew Gardens në Londër nëntorin e kaluar dhe do të hyjnë në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve.
Kate më parë preku përgjegjësinë e jashtëzakonshme për të ndjekur gjurmët e një figure të madhe ikonike si Diana. Menjëherë pas fejesës së saj me William në vitin 2010, ajo i tha gazetarit Tom Bradby: “Natyrisht që do të kisha dashur ta kisha takuar dhe ajo është padyshim një grua frymëzuese për t’u parë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al