17 Tetor, 2017

Reagon për herë të parë Ndriçim xhepa, sqaron të vërtetën mbi sëmundjen e tij


Pak ditë më parë të gjithë ndjenë një shqetësim të sinqertë kur mësuan që Ndriçim Xhepa ishte i sëmurë dhe për këtë arsye kishte marrë një fond kurimi nga qeveria shqiptare.

Ndriçim Xhepa ka folur për TiranaPost për gjendjen e tij shëndetësore dhe as në këtë rast.

“Nuk është gjendje alarmante, por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”, ka thënë aktori për Tirana Post, pak ditë më parë.

Më të lehtë sesa kaq nuk mund ta bënte, ose ndoshta kështu të lehtë e quajnë sëmundjen njerëzit e mëdhenj. I urojmë aktorit shërim të shpejtë dhe rikthim në skenë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al