Javën që lamë pas banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë të darkonin me dy opinionistët e programit, ish-banorët dhe miqtë e tyre. Mes të ftuarve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi të cilët me batutat e tyre shkaktuan një ‘kaos’ të madh.
Teksa bisedonin në oborr në prani të Donaldit, Ermali u shpreh se Bora Zamani do jetë aktore në sezonin e ri të “H.O.T”, serialit të tij të parë që u shfaq në ekran në muajin tetor. Madje, ai ftoi edhe Ilir Shaqirin që të luaj burrin e Borës në serial. “Vetëm paguaje mirë”- u shpreh Donaldi. Ndërkohë, pjesë e këtyre batutave u bë edhe Salsano Rrapi. “Kurse Donaldi do jetë vrasësi në këtë serial. Dhe padashje ka vrarë edhe Beatrix”- tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.
Ndërkohë, produksioni mori menjëherë masa duke ndërshkuar Ermalin, i cili u bë i ftuari i parë që u penalizuar nga “Vëllai i Madh”. Ndërkohë, Beatrix u prek nga këto batuta dhe refuzoi të ishte në spektaklin e asaj mbrëmje, e po ashtu refuzoi edhe për të shkuar në darkën që ish-banorët patën me katër finalistët. Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë më kushërirën e saj në Dubai ku qëndroi për disa ditë.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka folur rreth situatës së krijuar. I vetmi reagim i ish-banores ka qenë ai i djeshme ku akuzoi opinionisten Balina Bodinaku për shpifje, pasi kjo e fundit i kishte shkruar dikujt në mesazhe private se i kanë thënë që Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.
Por, a është mërzitur ajo me Donaldin?
Ka qenë një pyetje që e kanë bërë të gjithë fansat pasi aktori qeshi me batutat e Ermalit dhe Salsanos dhe u shpreh se nuk ka asgjë të keqe. Beatrix i është përgjigjur sot kësaj pyetjeje në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar një foto të Donaldit në Instastory duke shkruar “Me ty”, teksa ka ftuar ndjekësit nga Kosova dhe Shqipëria të votojnë për të dashurin e saj.
Kujtojmë se Donaldi bëri një deklaratë shumë të ëmbël për të ditën e të dashuruarve duke i thënë për herë të parë “Të dua”. Madje, ai i bëri thirrje Romeos dhe fannsave t’i dërgonin Beatrix një buqetë me lule në emër të tij. Kërkesa e aktorit u realizua brenda pak orëve si nga fansat, ashtu edhe nga Romeo të cilët dërguan në shtëpinë e Beatrix dhuarat e buqeta me lule.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al