19 Mars, 2020

Rezultuan pozitiv me koronavirus, këngëtari shqiptar flet për gjendjen shëndetësore të tij dhe të bashkëshortes: Nëse keni këto simptoma …


Muhamet Sejdiu është këngëtari i parë shqiptar i infektuar me koronavirus. Ai rezultoi pozitiv pas kthimit nga Gjermania në Kosovë së bashku me bashkëshorten e tij.

Këngëtari ndodhet në Spitalin Infektiv në Kosovë dhe në një intervistë për Radio 1 dha informacione mbi gjendjen e tij.

“Ndjehem shumë mirë. Sa i përket shëndetit dhe asaj që ndjehem, sot isha kthyer në shtëpi. Bashkëshortja ime e infektuar po ashtu, është e gatshme të dalë me rekomandim të mjekëve, por ajo po qëndron për të më shoqëruar mua,”- tha ai.

Duke treguar simptomat e koronavirsuit, Muhameti u kërkoi qytetarëve ti drejtohen mjekut nëse mendojnë se janë infektuar. Ndërsa shprehet optimist se të gjithë do ia dalin.

Ju kisha lutur shumë. Nëse vëreni simptomat e para, e ato janë temperatura pak më e lartë, kollitja ethatë dhe këputje e trupit, menjëherë paraqituni tek mjeku, sepse aty është shëtimi. Shoqja ime ka reaguar në kohë dhe ka kaluar shumë më lehtë. Unë jam vonuar pak, ndaj dhe procedura për mua zgjatet pak. Gjenda që personi me COVID 19 e kalon, është pak diçka më e rënduar se një grip. Miqtë e mi, do ta kalojmë edhe këtë,”– shtoi këngëtari.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al