17 Nëntor, 2017

Risitë e festivalit në RTSH, Krasta befason: Kur të vendos të konkurrojë për kryetar bashkie do …


Festivali i fundvitit në RTSH është festivali më i vjetër në Shqipëri, i cili në njëfarë mënyre ka qenë ‘institucioni’ i këngës së lehtë shqiptare . Ky është festivali i 56-të në radhë. Sot disa pjesëtarë të stafit organizativ kanë dhënë një konferencë për mediat ku kanë treguar më shumë detaje.

Regjia do të vijë në drejtimin e Pali Kuke i cili në fjalën e mbajtur ka kujtuar dy momente të vështira siç kanë qenë viti 1972 dhe 1997, duke i evidentuar si vite ku pavarësisht përplasjes ai nuk u ndal, por vazhdoi rrugëtimin e këngës. Sikundër është konfirmuar edhe më parë prezentatori Adi Krasta do të jetë ai që do t’i përcjell të tri netët. Krasta në fjalën e tij tha se në qendër të vëmendjes absolute do jetë kënga dhe publiku. I pyetur nga gazetarët se a do ketë të ftuar specialë , ai është përgjigjur: ‘’Kush vjen në festival na nderon, kush nuk vjen na gëzon’’

Ndërsa në lidhje me diskutimet në mediat online që evidentuan përjashtimin e këngës së Kastro Zizos, Krasta është shprehur: ‘’Nuk i marrim parasysh këto gjera, kur t’i marrim parasysh do i themi në festival që t’ju shkojë djersë deri në…’’

Ndërsa në fund të fjalës përmbyllëse Krasta ka thënë edhe një fjali me batutë ose jo : “Ne jemi aty që të garantojmë një festival të ndershëm dhe të bukur. Më shumë se kaq, kur të vendos të konkurrojë për kryetar bashkie do ta them.’’ Ndryshe nga herët e tjera këngët nuk do jenë surprizë, por ato do të jepen para në radio ,tv dhe media sociale që të njihen nga publiku./Panorama Plus/

(MIN 25 E VAZHDIM)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al