Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha e ka rigjetur dashurinë.
Çifti më i ri i showbizit shqiptarë, Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci duket se po e jetojnë fare lirshëm dashurinë e tyre, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve.
Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” , dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Nuk e ekzagjerojmë kur themi kudo, madje edhe në lavazh, modelja ndodhet krah partnerit të saj.
Këtë e ka bërë me dije vetë Laureta me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një video. Në video duket Roberti i cili po lanë motorin e tij.
Ju kujtojmë që pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, Berisha është shprehur së tani është shumë i lumtur.
Tani jam shumë i lumtur”, -zbuloi këngëtari i njohur.
I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh:- “Jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al