Modelja dhe aktorja Amber Rose ka hequr dorë nga dashuria dhe marrëdhëniet në çift.
Ajo foli në podcast-in e Sofia Franklyn për të kaluarën e saj me Kanye West, 21 Savage dhe ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Rose shpjegoi se si idetë e saj për burrat, në përgjithësi, kanë ndryshuar me kalimin e viteve që nga ndarjet: “Mendimi im për ta është më keq se kurrë.. Janë goxha të neveritshëm. Unë dua të qëndroj beqare për pjesën tjetër të jetës sime”.
Vendimi duket përfundimtar, sidomos pas ndarjes nga Alexander Edwards, e cila përfundoi në verën e vitit 2021. Në atë kohë, Amber e akuzoi për tradhti. “Nuk dua ta ndaj shtëpinë apo jetën time me askënd. Nuk dua askënd rreth fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj seks… Është shumë e neveritshme. Nuk dua”, ka përsëritur disa herë Amber Rose në podcast.
Rose dhe Edwards ishin për tre vjet bashkë dhe kanë një djalë. Ajo ka gjithashtu Sebastian Taylor Thomaz nga martesa me Khalifa.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al