Flori Agalliu prej disa javësh ka nisur sezonin e ri në Top Channel, ku është në bashkëprezantim me Anjeza Majën , për të përcjellë tek publiku një paradite interesante nënë shoqërinë e emisionit ‘Në shtëpinë tonë’.
Por ardhja në një televizion të ri dhe një emision ku autore programi është gruaja e tij Renisa duket se ka edhe disa sfida për Florin.
I ftuar pasditen e sotme në “Pop Culture”, ai ndau me publikun emocionet pas çmimit të fundit si ‘Aktori më i Mirë jo protagonist ‘ në shfaqjen “39 hapa”, por rrëfeu gjithashtu edhe disa prej prapaskenave pak javë pasi ka nisur “Në shtëpinë tonë”.
Pyetjes së Dojnës “A kanë nisur problemet e para me bashkëshorten?”, ai i ktheu një përgjigje të menjëhershme me humor: “Po ti pret që unë të them se kemi probleme?”
Por, në të vërtetë, Flori shtoi se gjithçka e kishte pritur më keq: “Nuk e prisja, në fakt, e prisja që të shkonte edhe më keq. Prisja ndonjë ulërimë: “Pse nuk e bën këtë? Po pjesën e sherreve e kemi lënë në shtëpi, në punë jemi më të qetë…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al