28 Shtator, 2017

Rregullat e mirësjelljes në epokën e Instagramit


Etika profesionale nuk është një formalitet i thjeshtë nga kohët e vjetra, por është një rregull edhe tani në kohën e Instagramit, Facebook-ut dhe Twitter-it.

Faqja e internetit “Bright Side” ka mbledhur disa rregulla moderne të sjelljes, që ju mund të mos i keni ditur, informon Dritare.net.

Si të sillesh në internet

Mos i ngacmoni miqtë dhe kolegët tuaj me foto turistike, që tregojnë një temperaturë. Është më mirë të jepni një përshkrim të shkurtër të vendit, që ju keni postuar.

Mos diskutoni tema, që kanë të bëjnë vetëm me dy prej jush, në faqet e miqve tuaj ose poshtë fotove të tyre – ka mesazhe të drejtpërdrejta për këtë.

Mos etiketo miqtë në foto të këqija.

Mos përdor “Caps Lock” (të shkruarit me shkronja kapitale): është si “të bërtisni me të madhe”.

Mos përdorni shumë“hashtags” (një fjalë ose frazë e paraprirë nga një shenjë (#) dhe përdoret për të identifikuar mesazhet në një temë të caktuar): ata e bëjnë postin tuaj të duket i çrregullt shkruan dritare.net.

Si të përshëndesësh

Për përshëndetjet verbale, meshkujt përshëndesin fillimisht gratë, të rinjtë përshëndesin më të vjetrit, dhe njerëzit me status më të ulët shoqëror përshëndesin ato me status më të lartë shoqëror.

Personi, të cilit i prezantohet një i huaj është i pari që ofron dorën e tij, për një shtrëngim duarsh. Pra, një grua i ofron dorën një burri, personi më i vjetër i ofron dorën një më të riu. Megjithatë, një shef gjithmonë e jep dorën i pari.

Si të sillesh në shtëpinë e miqve

Mos iu përgjigj një ftese duke pyetur: “Kush tjetër do të jetë atje?” Kjo është shumë e pasjellshme.

Nëse keni një mysafir, fikni televizorin dhe qëndroni larg kompjuterit tuaj.

Kur jeni në shtëpinë e dikujt ose nëse keni miq, mos bisedoni në telefon për më shumë se pesë minuta.

Së pari, tregojini miqve tuaj një banjë, ku ata mund të lajnë duart. Vetëm atëherë, duhet t’u tregoni atyre dhomat tjera.

Si të sillesh në një restorant   

Është e pahijshme t’i bashkoheni një miku të ulur në një kafene, në shoqërinë e një të huaji. Mund ta bëni, vetëm nëse ju ftojnë në tryezën e tyre.

Nuk rekomandohet të kërkoni faturën, nëse partneri juaj nuk e ka përfunduar akoma ushqimin.

Është e papranueshme që të përdorni një pecetë letre në vend të një shamie.

Si të sillesh në telefon

Mos përdorni mesazhet për të ndarë ngjarje të rëndësishme.

Gjithmonë fikni zilen në telefonin tuaj në një teatër, bibliotekë, kinema ose sallë leksionesh.

Nëse një person nuk ju përgjigjet pas ziles së pestë, duhet ta mbyllni telefonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al