4 Dhjetor, 2017

Rreziku nga pilulat për dobësim, arsyet pse nuk duhet t’i përdorni


Pilulat për dobësim, të cilat blihen online, janë “potencialisht të rrezikshme” dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, kanë deklaruar autoritetet për mbikëqyrjen e medikamenteve në Britani. Efektet anësore përfshijnë probleme me zemër, shikim të mjegulluar dhe diarre.

Gjithashtu disa prej këtyre produkteve përmbajnë përbërës të ndaluar. Agjensia  për Rregullimin e Produkteve të Shëndetit dhe atyre Mjekësore (MHRA) ka thënë që para përdorimin të çfarëdo tablete njerëzit fillimisht duhet të vizitojnë mjekun dhe të konsultohen me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al