12 Dhjetor, 2023

Sa romatik! I dashuri i Taylor Swift planifikon surprizën e veçantë për ditëlindjen e këngëtares


Këngëtarja e njohur Taylor Swift ditën e nesërme mbush 34 vjeç, ndërsa i dashuri i saj Travis Kelce ka vendosur që ta surprizojë partneren e tij me një festë në New York.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me çiftin për Us Weekly, teksa tregoi se Kelce po organizon një festë për ditëlindjen e të dashurës së tij, ku të ftuar do të jenë miqtë më të afërt të Swift dhe shumë nga yjet e Hollywood-it.

Kjo është ditëlindja e parë që dyshja festojnë së bashku, pasi këngëatrja dhe Travis u lidhën disa muaj më parë.

Histori e tyre e dashurisë është mjaft e veçantë, pasi Travis i shprehu ndjenjat këngëtares në një nga koncertet e saj duke qenë se ai ishte fans i cmendur i Taylor, teksa i dhuroi asaj një byzylyk me numrin e tij të telefonit.

Pas pak kohësh dyshja u panë dorë për dore së bashku në publik , duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Taylor Swift and Travis Kelce at Chiefs-Chargers game in Kansas City on Oct. 22

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al