17 Qershor, 2019

“Sa vite do rrijë Edi Rama në pushtet?”, astrologia Meri Shehu flet edhe për shkarkimin e Ilir Metës (VIDEO)


Mëngjesin e kësaj të hëne, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli rreth gjendjes aktuale të politikës në vendin tonë, sipas yjeve.

Shehu u shpreh se nuk pritet të ketë një shkarkim të Presidentit, Ilir Meta, por do të ketë një konsensus mes palëve.

“Nuk besoj se do të ketë shkarkim! Por presupozohet me ato që unë kam parë, që Meta dhe Rama të gjejnë një konsensus”, tha ajo.

Ndërkohë Meri e bëri parashikimin bazuar në pozicionimin e yjeve në tre shenjat kryesore, si Dashi që është Ilir Meta, Gaforrja që është Edi Rama dhe Binjakët që është Lulzim Basha.

Moderatorët e pyetën Shehun edhe në lidhje me protestat e opozitës, ku ajo tha se Binjakët këtë periudhë nuk mund të japin një drejtim të madh, një hov.

“Binjaku njihet si shenjë që nuk është i lindur të bëjë gjëra shumë të mëdha. Shumë, shumë, të bëjë deklarata, të punojë në televizion. Si politikan nuk arrin aty ku supozohet. Është inteligjent por …”, u shpreh Meri.

Shehu u pyet “se sa vite parashikon që të rrijë në pushtet Edi Rama. A do ta thyejë rekordin e Enver Hoxhës?”.

“Për aq vite sa rreth e rrotull do të ketë njerëz që nuk dinë ta sulmojnë siç duhet, më vjen keq por ju ka kapur”, tha astrologia e njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al