24 Maj, 2022

Sabri Fejzullahu “lë” muzikën për…/ Këngëtari i njohur i “rikthehet” profesionit të vjetër (FOTO)


Shumë pak nga ne besoj e dinte që Sabri Fejzullahu gjatë jetës së tij ka ushtruar një tjetër profesion përvec atij të këngëtarit.

Por e vërteta qëndron që këngëtari i njohur para 30 vitesh është marrë edhe me aktrim. Madje ai po i rikthehet këtij “profesioni” sot pas 3 dekadash. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur Sabriu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari kosovar ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto krah miqve të tij, regjisorin Shkumbin Istrefi dhe aktorin Ilir Tafa. Këto të fundit janë iniciatorët që Fejzullahun pas kaq shumë kohësh ta shikojmë në një rol sërish.

“Pas 30 viteve, me ktheu prap ne aktrim, miku im, aktori me i madh dhe me i njohur shqiptar ne Europen Juglindore Ilir Tafa. Me Ilirin dhe Shkumbinin besoj do te ja dal!”-ka shkruar Sabriu krahas fotove.

Ju kujtojmë që dekada më parë Sabri Fejzullahuka luajtur në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”, komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e këngëtarit të njohur numërohen mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al