16 Shtator, 2017

Selena Gomez rikthehet në punë pas transplantit në veshkë, shikoni si duket


Selena Gomez është shfaqur për herë të parë në publik, pas operacionit që u përcoll me bujë të madhe. Këngëtarja kreu një transplant në veshkë.

 

Ndërhyrja erdhi si pasojë e sëmundjes prej së cilës Selena vuante prej kohësh, por tani artistja shfaqet në gjendje të shkëlqyer.

Ajo është fotografuar nga paparacët në setin e filmit të ri të Woody Allen, në New York. Më e keqja duket se kaloi dhe Selena është në gjendje edhe të punojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al