19 Gusht, 2022

Sezon i ri, ndryshime të reja, ja kush “ia zë” vendin Ori Nebiajt dhe Isli Islamit në “Wake Up”


Jo vetëm Ori Nebiajn, por edhe Isli Islamin nuk do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”.

U përfol angazhimi i moderatores në një tjetër projekt televiziv, ndonëse nuk u konfirmua nëse do të largohej përfundimisht nga emisioni i mëngjesit.

Por tashmë nuk ka dyshime. As Isli as Ori nuk do të jenë protagonistët e “Wake Up” sezonin e ri televiziv. Në shtator emisioni  vjen me ndryshime, ku Blendi Salaj do të jetë autor dhe njëkohësisht moderator i këtij programi.

Më herët kujtojmë që Ori në një intervistë ne emisionin “Më lër të flas”, thumboi duke treguar se mbase sezonin e ardhshëm nuk do të zgjohej aq herët.

“Po them se do të zgjohem pak më vonë. Topi ka plane për vete, duke na pasur ne normalisht që ecin paralelisht,”-shprehej Ori.

Aktualisht moderatorja është e angazhuar me “Pushime on Top”, ndërsa se ku do ta shohim sezonin tjetër duhet të presim edhe pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al