15 Prill, 2023

Sherri për “Instagram”-in e këngëtarit, çfarë ndodhi mes familjes së Luiz Ejllit dhe produksionit të BBV


Që prej hyrjes në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku “Instagram”-i i tij në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

luiz ejlli

Mirëpo, profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”. Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të “Instagram”-it të tij, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit, duke fshirë kështu çdo postim të tij.

luiz ejlli (2)

Por tashmë profili i tij është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër. Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë. Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi asokohe se produksioni ka tentuar të marrë “Instagram”-in e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpreh se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

luiz ejlli kunati1

“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj, ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ‘Big Brother’, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrim i kanë kaluar ‘Top Channel’. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

luiz ejlli kunati

Pra, duket qartë se marrja e llogarisë nga ana e familjarëve është bërë për të mbrojtur atë nga persona të tretë. Familjarët kanë bërë të qartë që në përfundim të “Big Brother”, llogaria do t’i kalojë vetë Luizit. Megjithatë, lufta për “Instagram”-in e Luizit ka nisur prej javësh. Ka qenë pikërisht ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti, që ka zbuluar sesi kishte nisur përplasja mes produksionit dhe familjes së këngëtarit për t’i marrë këtë adresë.

luiz ejlli (1)

Në një video live në “Tiktok”, Anaidi u shpreh se “Instagram”-i i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga “Top Channel”, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë. Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj “Instagram”-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.

luiz-ejlli11

Anaidi gjithashtu publikoi një bisedë private në “WhatsApp” dhe supozohet të ketë komunikuar me mikeshën e Luizit që prej kohësh ka menaxhuar “Instagram”-in, Genën, ku ajo tregon se ka qenë nën kërcënimin e TCH dhe Meridian Ramçaj. Në këtë postim, Anaidi ka hedhur akuza mbi Meridianin se bashkëpunon me produksionin dhe madje se i ka prishur Luizit kontratën qindra mijëra euroshe me një kompani.

luiz-ejlli-big-brother-vip-albania-449993

Nuk vonoi shumë dhe Meridiani erdhi me një reagim publik, ku i hodhi poshtë të gjitha fjalët e Anaidit.

“Sa qesharake që jeni, u rrit damari i nervit kur ju prisha interesin me mospranimin tim për të marrë pjesë në një live që nuk përputhet me atë që unë besoj, t’ju pyes kush është realisht kjo vajzë??? Pse nuk e ka insta sot??? Pse insta është ndryshuar emri, arsyen duam ta dimë. Çfarë tregon ky sms, përveç një bisede idiote midis dy shfrytëzuesish tani që ai është dikush se kur e goditën të gjithë u zhdukët.

luiz ejlli4

Meqë jeni miqtë e vërtetë JU TE LUIZIT, pse nuk i shkuat ju, por Jon Ndoja dhe Mario Deda që i luftoni po njëlloj?? I di Luizi këto? Apo përfitoni që është brenda. Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në një letër. Unë më i fortë se një televizion?? Latë nam, merrni pak famë dhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hienat kur ju godet me të vërteta!”, ka shkruar Meridiani.

mario deda luiz ejlli

Megjithatë, fakti që faqja është mbyllur tregon se konflikti për këtë adresë ka vijuar, duke sjellë edhe mbylljen e llogarisë së Instagram. Në statusin e tij, kunati i Luizit e tregonte hapur pakënaqësinë ndaj produksionit, por duket se tashmë debatet mes tyre kanë vijuar çfarë ka sjellë edhe pezullimin e kësaj adrese.

luiz ejlli3luiz kiara1luiz ejlli2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al