27 Prill, 2018

Shikoni sa punëtor është Bes Kallaku, ja çfarë bën në shtëpi


Aktori i humorit Bes Kallaku është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme për fansat e tij.

Së fundmi ai ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet me bluzën e lidhur në kokë dhe mban një cigare në gojë, teksa me një furçë lyen njërën prej karrigeve në kopshtin e shtëpisë.

Pamjet e shtëpive të Besit dhe Xhensilës, në Tiranë dhe në Gjirin e Lalzit çmendën rrjetin disa ditë më parë. Siç duhet çifti po bën përgatitjet e fundit përpara se të vijë në jetë vajza e tyre.

“Punohet ktu”- ka shkruar aktori përbri fotos ku ndihmon në punët e shtëpisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al