19 Mars, 2020

Shtyu koncertin nga koronavirusi, por Maluma shpall datën e re. Do performojë në Tiranë më …


 

Maluma kishte planifikuar të performonte në Shqipëri në datën 14 mars.

Po planet e tij u anuluan për shkak të situatës së koronavirusit dhe futjes së vendit në shtetrrethim.

Këngëtari tha se i vinte shumë keq për anulimin e turneut të tij në një kohë të pacaktuar.

Por Maluma ka sjellë datat e reja të koncerteve që do mbajë përfshirë edhe atë Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ai zbuloi se do performojë në datën 6 shtator dhe vendndodhja do jetë e njëjtë, në sheshin Nënë Tereza.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al