8 Qershor, 2018

Si asnjëherë më parë, George Clooney e Amal fjalë dashurie për njëri-tjetrin në publik (FOTO)


Në edicionin e 46 të çmimeve të “American Film Institute”, aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.

Këtë e kanë vërtetuar gjatë ceremonisë ku Clooney-t iu dorëzua një çmim karriere. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se nuk e mendonte se do merrte kaq shumë në jetë.

“Kisha bindjen që po të ecja në profesion nuk do ta gjeja dot dashurinë e vërtetë. Pastaj takova Amalin”, tha aktori.

E mesa duket, për çiftin ka qen koha e rrëfimit në skenë, pasi edhe avokatja e njohur e të drejtave të njeriut kishte vetëm lëvdata për të shoqin.

40-vjeçarja tha se George është një xhentëllmen në çdo kuptim të fjalës, diçka e rrallë në ditët tona, e që deri diku konsiderohet madje e humbur dhe e vjetruar.

“E takova Georgen kur isha 35 vjeç dhe kisha nisur të mësohesha me idenë se mund të mbetesha beqare për tërë jetën. Sot unë them se nuk do të kisha dashur të isha me asnjëri tjetër”, tha Amal.

Mediat rozë të huaja kanë shkruar shumë rreth këtyre fjalimeve, pasi çifti Clooney rrallëherë e ka shfaqur në publik afeksionin e tij. George dhe Amal janë treguar gjithmonë të kujdesshëm e mjaft të mbyllur për sa i takon jetës private.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al