Spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” është momentalisht një ndër programet më të pëlqyer nga publiku por së fundmi vëmendje të madhe mori dhe imitimi i personazheve në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.
Aktorja Albana Perhati u përfol shumë në rrjet për imitimin e Dalina Buzit. Teksa ishtë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo u vendos përballë moderatores.
“Jam shumë e lumtur në radhë të parë që Dalina e ka pritur me sportivitet këtë. Dhe mezi prisja në momentin që u shfaq të dielën në “Portokalli”. Për mua ishte momenti më i bukur dhe mesazhi më i bukur kur pashë postimin e Dalinës. Dhe u lumturova që e mori me sportivitet dhe nuk më hëngri,”-u shpreh fillimisht aktorja e humorit.
Ndërsa Dalina u shpreh se jo vetëm që e pëlqeu shumë imitimin e bërë nga Albana por dhe e vlerëson shumë punën e saj.
“Unë e respektoj dhe e vlerësoj jashtëzakonisht humorin dhe besoj se çfarëdo lloj gjëje , qoftë drama duhet të ec paralelisht, sepse thonë që humori është gjëja më e lartë dhe unë besoj është afrimi me Zotin. Unë nuk do të ndërhyja kurrë tek aktorët, tek mënyra dhe këndvështrimi i tyre. Madje të qeshurën, kam qeshur unë, kanë qeshur gocat e mia që as nuk më shohin në televizor, refuzojnë. Ishte fantastike,”-tha opinionistja.
Albana më tej rrëfeu se për të bërë roli e Dalinës ka analizuar çdo detaj të saj dhe shtoi se aktorët i ekzagjërojnë gjërat dhe e gjitha bëhet për të qeshur.
“Kam pothuajse 1 javë që unë gjithë emisionet ku është Dalina, i vija në kufje dhe dëgjoja mënyrën se si flet, të qeshurën që e ka karakteristike. Shiko, ne aktorët e ekzagjerojmë mbi atë që është, që të bëjmë për të qeshur. Gjithçka është e ekzagjeruar tek ajo që bëj unë te Dalina.”- u shpreh aktorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al