16 Dhjetor, 2020

“Si mund të durojë kaq shumë zemra e nënës”- Nëna e Aurela Gaçes feston ditëlindjen dhe këngëtarja i preku të gjithë me këtë urim


Ditën e djeshme, Aurela Gaçe ndau me të gjithë një dedikim të ëmbël që i bëri nënës së saj me rastin e ditëlindjes.

aurela gace (2)

Këngëtarja bëri një rrëfim të gjatë, prekës, për jetën e saj.

Gaçe tregoi se e ëma ka duruar shumë vuajtje në jetë dhe shprehu habinë se si zemra e një nëne mund të durojë aq shumë.

aurela gace (3)

Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma.

Ne, tre fëmijët e tu, u rritëm nga një grua e fortë, e dhimbsur në të njëjtën kohë, zemërgjerë, luaneshë kur duhej, e lirë në shpirt e në mendje.

S’e kisha parë kurrë të qante në syrin tonë, derisa iku në emigrim vetëm 14 vjeç, vëllai i vetëm, me gomone… e më vonë motra, 15 vjeç… vetëm atëherë e pash të thyhej…

Duhet të duronte pa i parë vite e vite, priste një telefonatë nga ata, një zë që u thoshte se ishin mirë.

aurela gace (4)

Si mund të durojë kaq shumë zemra e nënës e prapë të gjejë forcë të japë e japë për gjithë njerëzit që e rrethojnë?

Përpjekjet për një jetë më të mirë vazhdonin.

I mora këtu prindërit, të ishim bashkë. Pa e kuptuar se si ata ndiheshin të humbur… punën që kishin pas, ishte vështirë ta kishin po njësoj, familja e tyre nuk ishte më afër, rreth i të afërmve, i miqve, nuk ishte më aty.

Unë isha fare e re e s’e kuptoja dot këtë ndryshim që ndodhte për ta.

aurela gace (3)

Ajo ishte mami-infermiere. Mbaja mend si fëmijë që binte dera me urgjencë kur kishte ndonjë lindje të vështirë e megjithëse nuk ishte turni i saj, njerëzit që ishin në hall e kërkonin.

Vonë e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte të bënte me jetë njerëzish e ata e besonin.

Në Tiranë ishte vështirë të gjente të njëjtën punë, njësoj, turnet e natës nuk ishin të përballueshme. Punoi më vonë në konsultoren e fëmijëve, e sot ka shumë njerëz që më thonë se mami është kujdesur për fëmijët e tyre.

Ka shumë që më thonë se mami i ka pritur të vinin në jetë nga duart e saj. Unë ndihem shumë, shumë krenare.

aurela gace (3)

Ndërkohë, ajo vazhdon rri pa gjumë kur sëmuret ndonjë nga vajzat e mia. Përkushtim nga ai që japin vetëm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar në çdo situatë.

Mami, të duam shumë! Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne! Jam krenare që jam rritur nga ti!

Tre fëmijët e tu sot, janë të tillë se u rritën nga një nënë si ti”, shkroi Aurela krahas fotos që postoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej bashkë me nënën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al