3 Mars, 2022

Sindi Loci ‘e tepron’ me përdorimin e photoshop-it, ja detaji që e nxorri zbuluar


Thuajse në çdo dalje të saj publike apo foto të publikuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci duket e kuruar në paraqitjen e saj fizike.

Ajo është pyetur shpesh-herë nëse ka kryer operacione plastike, por ajo e ka mohuar kategorikisht këtë.

Së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “N’Kosovë” ajo u shfaq më në formë se kurrë dhe publikoi disa fotografi në profilin e saj zyrtar të Instagramit.

Në fotot e publikuara, përveç ‘Make Up’, ajo kishte përdorur edhe ‘Photoshop’ për tu dukur sa më bukur.

Gjatë një vëzhgimi të shpejtë në intervistën e dhënë, ajo dukej shumë më ndyshe në studio nga fotot që ajo kishte zgjedhur në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedh “photoshop-in” në postimet e saj, pasi thuajse të gjitha postimet ajo ka vendosur t’i bëjë të tilla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al