1 Nëntor, 2017

Skandali/ Ngacmoi seksualisht gazetaren, jep dorëheqjen sekretari britanik i Mbrojtjes


Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Sir Michael Fallon, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas akuzave për sjelljet e tij të “pahijshme”. BBC shkruan se vendimi i tij nuk është i lidhur me akuza të reja apo specifike. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se e vlerëson “seriozitetin” me të cilin Sir Michael e ka analizuar rolin e tij. May ka thënë se e çmon po ashtu shembullin që ai ka dhënë për ushtarakët britanikë dhe të tjerët.

Ajo ka pranuar dorëheqjen e tij, dhe e ka lavdëruar karrierën e tij “të gjatë dhe mbresëlënëse” prej ministri – pasi ka shërbyer si ministër në katër qeveri të ndryshme.

Dorëheqja e Michael Fallon vjen një ditë pasi një zëdhënës i tij ka konfirmuar se ai njëherë është qortuar nga një gazetare, Julia Hartley-Brewer, pasi ka vënë dorën e tij në gjurin e saj gjatë një darke më 2002. Zëdhënësi ka thënë se Sir Michael i ka kërkuar falje gazetares menjëherë pas incidentit.

 

Mbi 50 ministra, deputetë dhe nënsekretarë janë përfshirë në një listë të akuzuar se kanë ngacmuar seksualisht vajza të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministren Theresa May, Fallon shkruan: “Një numër i madh lidhjesh janë përmendur ditët e fundit, mes të cilave edhe diçka nga e kaluara ime. Shumë nga këto lidhje mund të jenë false, por unë e pranoj se kisha lëshuar nga standardet e mia duke bërë që të mos ndihem në nivelin e forcave të armatosura që përfaqësoj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al