15 Nëntor, 2017

Sofia e Arian Çanit ka qenë e famshme edhe para ‘Zonë e lirë’ por nuk e mbani mend


Ajo që tërheq gjithnjë vëmendjen të premteve mbrëma në “Zonë e lirë” është padyshim Sofia, asistentja e Arian Çanit. Sofia, emri i vërtet i të cilës është Xheni u bë e njohur nga të gjithë falë këtij emisioni, megjithatë në “Zonë e lirë” nuk ka qenë fillimi i karrierës së saj në ekran.

E ftuar sot tek “Rudina”, Xheni ka treguar se para se të bëhej asistentja e Arian Çanit, ajo ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në “Dance with me”. 

Xheni rrëfeu për pasionin e saj të madh, baletin të cilin e ka filluar që në moshën 10 vjeçare, shkruan Xing.  Ajo tregoi gjithashtu se ka marrë pjesë edhe në “Miss Universe Albania 2016”, por asokohe Xheni ishte brune e në këtë pjesë Rudina ja vuri në dukje se asaj i shkojnë më shumë flokët bjonde.

Megjithatë Xheni tani është fokusuar tek puna si asistente dhe duket se i pëlqen shumë dhe u shpreh se nuk kishte pakënaqësira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al