17 Tetor, 2017

Studentja në Tiranë ‘provokon’ nga ballkoni, gratë e lagjes e xhelozojnë


Një studente e cila prej një jave ka marrë një banesë në një pallat në “Don Bosko”, ka shqetësuar gratë e pallateve përreth. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, emisionit të mëngjesit në televizionin Klan, gratë kanë nisur ankesat për fqinjën e re e cila sipas tyre del me të brendshme në ballkon.

Gazetarja tha se gratë e pallatit po shqetësohen për bashkëshortët e tyre të cilët herë pas here dalin në ballkon për të pirë cigare dhe shohin vajzën. Kjo mesa duket ka nxitur xhelozinë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al