19 Nëntor, 2017

Studimi që përmbys teoritë e mëparshme, femrat shofere më të mira se meshkujt


Femrat shpesh cilësohen si shofere të dobëta, por një hulumtim i ri tregon se në fakt ato janë më të mira prapa timonit sesa meshkujt.

Meshkujt e rinj, shoferët e rregullt dhe njerëzit nervozë kanë më shumë gjasa që të shpërqendrohen gjatë procesit të ngarjes së makinës, zbuloi studimi.

Kurse femrat më të vjetra rezultojnë se janë më të mira në kontrollimin e distancës dhe vëmendjes në rrugën përpara.Shpërqendrimi vlerësohet të jetë arsyeja kryesore për një në tetë aksidente në rrugë.

Shkencëtarët norvegjezë vështruan atë se si tiparet personale si mosha, gjinia dhe personaliteti ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.

“Një raport i fundit doli në përfundim se shpërqendrimi gjatë ngarjes së makinës ka një rol në të paktën 12% të aksidenteve të veturave në shumë vende”, tha hulumtuesi Ole Johansson nga Instituti i Ekonomisë së Transportit. Johansson tha: “Unë zbulova se meshkujt e rinj janë në mesin e njerëzve të cilët shpërqendrohen më së shumti gjatë ngarjes”.

Por femrat më të vjetra dhe ata të cilët thanë se mund t’i kontrollonin sjelljet e tyre shpërqendruese, kishin më pak gjasa të shpërqendroheshin gjatë procesit të ngarjes, thuhet sipas studimit të publikuar në “Frontiers in Psychology”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al