12 Korrik, 2022

“Të dua me fuqinë e 1000 diejve”/ Bes Kallaku i bën dedikimin e ndjerë të bijës për ditëlindje


Ditën e sotme vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut feston ditëlindjen dhe bën 4 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim mjaft i ndjerë nga aktori i humorit në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto të Ajkës me ndjekësit e saj, Besi shkruan se vitet fluturojnë dhe këtë e kupton vetëm kur bëhesh me fëmijë.

“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe!
E shenjta e shtrenjta ime Ajka.
Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jetë (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan.
Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde.
Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë!
Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”– shkruan ai në dedikimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Xhensila dhe Besi janë gati për tu bërë sërish prindër. Dhe shkak është pikërisht vajza e tyre Ajka. Në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja tha para disa javësh se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Sakaq, pranoi se edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dyta.

“Në fakt më shumë kërkon babi(Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.– tha ajo.

Duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të ketë një familje të shëndetshme.

“Kam dashur gjithmonë një familje të shëndosh duke marrë parasysh edhe të kaluarën time. Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë jo se më ka penguar në jetë por gjithmonë kam dëshiruar të kem një familje të shëndosh. Kjo ka qenë dëshira ime e parë kurse e dyta ka qenë të bëhem këngëtare.”– u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al