20 Korrik, 2024

“Të pacim sa me gjatë pranë nesh” -Julian Deda bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e mamasë! S’lë pa përmendur edhe Zef Dedën


Aktori i njohur Julian Deda njihet si një nga personazhet më të dashur për publikun. Ndonëse ai gjithmonë na bën për të qeshur me humorin e tij spontan, kohët e fundit Juli na ka treguar edhe një anë shumë të ndjeshme të tijën.

Ditën e sotme aktori ka uruar nënën e tij në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së saj.

Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je Buzeqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të pacim sa me gjatë pranë nesh. Gjysma jote nga parajsa eshte i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…” – dedikon ndër rreshta Juli.

Juli shihet shumë i dedikuar ndaj familjes dhe e ka shprehur këtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Kujtojm që para hyrjes së  në Big-Brother Deda humbi babain e tij, aktorin e mirënjohur të humorit Zef Deda.

Aktori kishte një lidhje shumë të ngushtë me të atin, dhe pas ndarjes nga jeta shpesh ai e shpreh mallin me dedikimet që i bën te ndjerit në rrjetet e tij sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al