18 Dhjetor, 2019

Të paditesh se publikon foton tënde në Instagram, aktori i famshëm përballet me 150.000 dollarë gjobë


Liam Hemsworth po përballet me një padi. Aktori i famshëm është paditur për shkelje të të drejtave të autorit pasi postoi foto në Instagram.

Sipas padisë, ish-bashkëshorti i Miley Cyrus publikoi një seri fotografish të tij nga vendxhirimet e aktorit për filmin “Isn’t It Romantic”.

29-vjeçari fillimisht postoi fotot në InstaStory në korrik 2018 dhe pastaj përsëri në qershor të këtij viti.

Në postimin e dytë inkurajonte njerëzit të votonin filmin “Isn’t It Romantic” për çmimin Teen Choice Movie Aëards.

Padia pretendon se aktori e bëri me qëllim dashakeqës.

Sipas mediave të huaja ai mund të japë një dëmshpërblim prej 150.000 dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al