16 Tetor, 2017

Tendencë dhe pasion, ja si ngjyra e kuqe ndikon në mendimet tuaja


E kuqja është ngjyra e pasionit, sinjal i alarmit dhe e reklamave dhe na tërheq gjithmonë vëmendjen. Gjithashtu është e lidhur me ngjyrën e gjakut, të dashurisë, të intimitetit dhe gëzimit.

Të brendshmet e kuqe gjithmonë janë joshëse sepse rrisin vetvlerësimin. Sipas psikologes Anne Berthold, pranë Universitetit të Zyrihut, në Zvicër personat që vishen me tone të së kuqes e shohin veten më të bukur dhe më tërheqës se ata që vishen me ngjyrë blu.

Për këtë u realizua një eksperiment dhe iu kërkua një grupi vullnetarësh që të vishnin një këmishë o blu o të kuqe dhe të hynin në dhoma me pasqyra. Më pas iu kërkua që të vlerësonin veten. Rezultati ishte përfundimtar: ata që kishin veshur ngjyrën e kuqe ndiheshin më seksi.

Sipas autorëve, arsyeja e këtij efekti është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe tregon disponueshmëri erotike. Të veshësh të kuqen tregon se jeni seksualisht më receptivë, sesa të veshësh ndonjë ngjyrë tjetër. Kjo mund të jetë negative për personat e ndrojtur, të cilët e gjejnë jo komode vënien në qendër të vëmendjes. Studime të tjera tregojnë se tërheqja e së kuqes ka një bazë objektive të bazuar në biologji. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Psychology “, i kryer në vitin 2010, tregoi se gratë e veshura me të kuqe ishin më joshëse. Për këtë, një grupi djemsh 20-vjeçarë iu treguan foto të vajzave me pamje pothuaj të njëjtë. Rrobat e vajzave ishin të ngjyrosura herë me të kuqe dhe herë me ngjyra të tjera.

Në të gjitha rastet, kur fotot e vajzave ishin ngjyrosur me të kuqe , konsideroheshin nga djemtë më tërheqëse dhe më të dëshirueshme seksualisht, sesa fotot e atyre që ishin ngjyrosur me tone të tjera. Shpjegimi vjen nga origjina e fizionomisë së paraardhëseve tanë. Shembull janë femrat e babuinëve dhe të shimpazeve që skuqen si shenjë seksuale, kur afrohet ovulimi i tyre. Në këtë mënyrë tërheqin mashkullin dhe rritsn disponueshmërinë për t’u çiftëzuar. Diçka e ngjashme ndodh edhe me ne qeniet njeëzore. Seksualiteti është më shumë se primitiv nga sa e besojmë dhe ngjyra e kuqe e ka ruajtur këtë aftësi për të na tërhequr.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al