TMZ paraqiti një mocion urgjent në gjykatë të martën për të parandaluar Johnny Depp që të thërriste për dëshmi një ish-punonjës të website-it të lajmeve rozë.
Sipas mocionit, TMZ po kërkon të parandalojë Morgan Tremaine, i cili ka punuar si menaxher të dëshmojë, raportoi Variety. “TMZ i premtoi këtij burimi se do të ruante konfidencialitetin dhe nuk do të zbulonte emrin ose informacione të tjera rreth tyre,” lexohet në deklaratën e avokatëve të mediumit. “TMZ bën premtime të tilla konfidencialiteti, herë pas here, në mënyrë që të mund të publikojë informacione në interes të publikut, dhe për ta bërë këtë mbështetet në privilegjin e gazetarit që mbron identitetin e burimeve konfidenciale.”
Ekipi ligjor i Depp tregoi se ata donin të thërrisnin Tremaine – i cili i dha TMZ një video të Depp duke i bërtitur Heard, por nuk pranoi të deklaronte se çfarë linje pyetjesh do të ndiqnin. Avokatët e ‘TMZ’ argumentuan se Tremaine nuk kishte asnjë lidhje me videon dhe se çdo dëshmi e dhënë do të bazohej në “thashetheme dhe hamendësime”. ‘TMZ” gjithashtu argumentoi se sipas ligjit të Virxhinias, identiteti i burimit duhet të mbrohet. Gazeta thotë se dëshmia e Tremaine është e parëndësishme në gjyq.
Camille Vasquez, avokate e Depp, la të kuptohej gjatë marrjes në pyetje të Heard-it se aktorja i dha videon ‘TMZ’ dhe kjo e fundit e pagoi atë. Heard e mohoi me forcë këtë pretendim.
Vasquez tha gjithashtu se Heard i kishte thënë ‘TMZ’ për urdhër-ndalimin kundër Depp në vitin 2016. Heard gjithashtu ka mohuar akuzat dhe tha se ishte avokatja e divorcit të Depp, Laura Wasser, e cila kishte lidhje të ngushta në TMZ.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al