17 Tetor, 2017

Tre mënyra natyrale si t’i zbardhoni dhëmbët me gjethe borziloku


Të gjithë duam që të kemi dhëmbë të shëndetshëm , të bardhë dhe estetikisht të shndritshëm dhe mënyrat për ti arritur këto janë të ndryshme, por ajo më e lehta dhe më e mira është përdorimi i përbërësve natyralë për zbardhim. Më poshtë do të gjeni tre mënyra sesi ju mund të zbradhoni dhëmbët me gjethe borziloku.

Mënyra 1

Vendosni disa gjethe të freskëta borziloku në hije, që të thahen.

I grini ato imët deri sa të bëhen si pluhur. Përdorni këtë puhur në vend të pastës së dhëmbëve. Fërkojini dhëmbët me gishtat tuaj për të pasur rezultate më efektive. Ose përziejeni borzilokun pluhur me pastën tuaj të dhëmbëve. Lajini dhëmbët tuaj duke përdorur furçën e dhëmbëve në mënyrë që të hiqni qafe ngjyrën e tyre të verdhë. Përdoreni këtë rregullisht.

Mënyra 2

Shtypni disa gjethe borziloku duke formuar kështu një pastë. Shtoni pluhur lëkure portokalli të tharë dhe përziejini mirë. Vendoseni këtë pastë mbi dhëmbët tuaj në mënyrë të njëtrajtshme. Lëreni për 15-25 minuta dhe pastaj shpëlani gojën me ujë. Bëjeni këtë proces një herë në ditë, çdo ditë.

Mënyra 3

Shtypni disa gjethe borziloku duke formuar kështu një pastë.

Shtoni vaj mustarde dhe përziejini mirë. Përdoreni rregullisht, këtë përzierje si pastë dhëmbësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al