18 Mars, 2020

U infektua nga pronarja e tij, ngordh qeni i parë në botë që rezultoi pozitiv me koronavirus


Qeni i parë në botë që rezultoi pozitiv me koronavirus ka ngordhur disa ditë pasi u largua nga karantina, ku shfaqi shenja të dukshme shërimi nga sëmundja.

Qeni 17-vjeçari i përkiste një pacientje të shëruar nga koronavirusi në Hong Kong. Para se të dëgohej në shtëpi ai mbahej i mbyllur në një strukturë shtetërore.

“Ne mësuam nga pronarja e tij se kishte ngordhur,”– tha një zëdhënës i Departamentit të Bujqësisë dhe Peshkimit në vend. “Ajo na tha se nuk ishte e gatshme të na lejonte ti bënim një autopsi për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së qenit.”

Kafsha shtëpiake ishte testuar vazhdimisht gjatë kohës së saj në karantinë.

Veterinerët përdorën mostra nga hunda, goja dhe gjaku për të kontrolluar qenin për virusin vdekjeprurës.

Qeni pohohet se është rasti i parë i transmetimit të virusit nga njeriu tek kafshët pasi rezultoi pozitiv në një test.

Pronarja e tij, një grua 60 vjeçare e quajtur Yvonne Choë Hau Yee, u shtrua në spital në 25 shkurt para se të shërohej dhe të kthehej në shtëpi.

Disa prej anëtarëve të saj të familjes gjithasht rezultojnë të infektuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al